Zyrtari i arrestuar për kurdisje të tenderëve në vlerë 8.8 milionë euro është Lulzim Bajrami i AME

by Nexhat

Policia e Kosovës ka zhvilluar një hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare në procedurat e tenderëve publikë. Si rezultat, është arrestuar një zyrtar i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME).

Burime të Gazetës Express konfirmojnë se i arrestuari është Lulzim Bajrami, zyrtar në AME.

banner

Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorë ekonomikë të fitojnë tenderë të caktuar, duke përshtatur kriteret e përcaktuara nga autoritetet kontraktuese në kundërshtim me ligjin.

Vlera e përgjithshme e tenderëve të dyshuar kap shumën mbi 8.8 milionë euro.

Pas intervistimit, Bajrami është dërguar në mbajtje për 48 orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy