10 ditë pas zgjedhjeve – kryhet numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, në proces rinumërimi i 16 kutive

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

“Aktualisht në QNR, në proces është rinumërimi i 16 kutive të votimit që i takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

banner

Ndërsa, bëhet e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar”.   

Njoftimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy