‘‘Ajo ça ndodh në Ballkan s’mbetet vetëm aty’’- Britanisë i kërkohet të rivendos lidership në këtë rajon

by Nexhat

‘‘Historia e afërt tregon se ajo që ndodh në Ballkanin Perëndimor nuk mbetet vetëm në Ballkanin Perëndimor’’. Kështu e nis hyrjen e tij George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, në artikullin e quajtur ‘’Rivendosja e Lidershipit Britanik në Ballkanin Perëndimor’’, pjesë e të cilit janë edhe autorë të tjerë.

Artikulli në fjalë, argumenton se si, nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të kundërshtojë ndikimin të Rusisë në Evropë, e po ashtu edhe makinacionet në rritje të Kinës, ajo nuk duhet të harrojë Ballkanin Perëndimor.

banner

Aty shtohet edhe se si, Ballkani Perëndimor është një rajon i prekshëm i Evropës të cilin Rusia mund ta shfrytëzojë si një front të dytë, duke e shpërqendruar Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e saj nga lufta në Ukrainë.

Në këtë artikull, ish-Sekretari i NATO’s thekson po ashtu edhe se, përgjegjësia për zgjidhjen e problemeve të rajonit qëndron mbi vetë popujt e këtij rajoni.

‘’Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bëhen pjesë e Evropës së integruar, atëherë më mirë është të marrin nën kontroll disa nga forcat që po e pengojnë këtë’’, thuhet ndër tjerash në hyerjen e Robertson.

Tutje, në raporttheksohen edhe mënyra për të penguar kërcenimet e tjera që mund të vijnë.

Aty, Britania, rekomandohet që të udhëheqë krijimin e një Force të Përbashkët Ekspedite Ballkanike.

Po ashtu, sugjerohet që Mbretëria e Bashkuar të nënshkruajë marrëveshje sigurie dypalëshe, kalimtare, me Kosovën dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, përmes të cilës, demonstrohet një sinjal i fortë i këtij shteti për të nxitur zgjerimin e NATO’s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy