Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg.
Meta, përmes avokatit të tij Kujtim Çakrani, ka argumentuar se janë shkelur afatet ligjore të paraburgimit, pasi sipas mbrojtjes, afati 1-vjeçar ligjor është tejkaluar që prej ditës së djeshme.
Megjithatë, Apeli i GJKKO-së ka vendosur të mos pranojë kërkesën, pa bërë publike ende një arsyetim të plotë ligjor për vendimin e dhënë.
“Se dimë çfarë vendimmarrje do marrë gjykata do e kalojë për gjykim apo do e kthejë për gjykim. Jemi në errësirë totalë sa i përket çështjes së zotit Meta. Tha kam rrëzuar kërkesën, s’e dimë vendimin e arsyetuar. Ka krijuar precedent të rrezikshëm sot me zotin Meta. Afati 1-vjeçar është ezauruar dje, dhe teknikalitetet që mund të gjejë gjykata për të justifikuar vendimin e saj. Nesër do shqyrtohet kërkesa për revokimin”, tha avokati Kujtim Çakrani.