Arrestohet një i mitur serb në Kosovë për kontrabandë me migrantë

by informim peje

Një i mitur serb është arrestuar në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit të martën për kalim të paautorizuar të kufirit dhe kontrabandë me migrantë.

Njoftohet nga raporti policor 24-orësh se ai është ndaluar derisa ishte duke përcjellë pesë shtetas kinezë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës.

banner

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24-orë, ndërsa 5 shtetasit kinezë janë kthyer-depërtuar në Serbi”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy