Balotazhi në Gjakovë, Beqa: S’e përkrahim VV’në, është e pamundur- me Gjinin mund të diskutojmë

by informim peje

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende s’ka dalë me rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit, tashmë është qartë se cilat komuna do të jenë në balotazh, për të përcaktuar kryetarin e tyre për mandatin katër vjeçar të ardhshëm.

Një nga këto komuna është edhe ajo e Gjakovës. Atje, në balotazh do të përballen, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe, Ardian Gola, nga Lëvizja Vetëvendosje.

banner

Për shkak të balotazhit, kanë filluar edhe diskutimet mes partive për koalicione të mundshme brenda komunave.

Për këtë, rreth mundësive për një mbështetje nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës për njërën nga partitë që janë në balotazh, është deklaruar për IndeksOnline kryetari i i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

Beqa ka konfirmuar se kjo pari s’e përkrah VV-në, duke shtuar se bashkëpunimi me këtë parti është i pamundur.

Ai ka potencuar se arsyeja e moskoalcionit mes PDK dhe VV, është se kjo e fundit, siç ka potencuar Beqa, e pengon zhvillimin e vendit.

‘’Ne do të kemi një konsultim me strukturat e partisë, por natyrshëm PDK-ja nuk e përkrah Vetëvendosjen. PDK-ja është parti institucionale dhe aty ku jam unë edhe kryetar dege është e pamundur bashkëpunimi me VV-në për shkak se të njëjtit e pengojnë zhvillimin e vendit, nuk shohë ndonjë mundësi bashkëpunimi me VV-në’’ thotë Beqa.

Anëtari i PDK-së, ka deklaruar edhe se, në anën tjetër, bashkëpunimi me Gjinin ka ekzistuar dhe se me të janë të hapur të diskutojnë përsëri.

‘’Ne me kryetarin Gjini kemi pasur një bashkëpunim të mirë në nivel kryetarësh, dhe mund të diskutojmë për çfarëdo forme të bashkëpunimit por po presim zyrtarizmin e rezultateve nga KQZ-ja, pastaj PDK-ja do të dal me një qëndrim’’, ka deklaruar Beqa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy