Begaj pret në takimin Ulutas- Shpreh mirënjohje për rolin e KFOR’it në ruajtjen e paqes në Kosovë

by Nexhat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka mirëpritur në takim, komandantin e KFOR’it,  Ozkan Ulutas.

Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për rolin thelbësor që luan KFOR në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, si në gjithë rajonin.

banner

Presidenti shqiptar, po ashtu, ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për misionin e KFOR’it.

‘’Mirëprita Komandantin e misionit të NATO’s, KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş.

Shpreha mirënjohjen për rolin thelbësor që luan KFOR-i në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, duke ritheksuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për këtë mision.’’, ka shkruar Begaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy