Kosova dhe Zvicra përballen më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kjo ndeshje i takon xhiros së fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe mund të jetë vendimtare për vendin e parë në grup.
Për këtë ndeshje, Kombëtarja e Zvicrës pritet të ketë përkrahjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh në “Fadil Vokrri”.
Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se biletat për sektorin e tifozëve zviceranë do të shiten me çmim prej 10 eurosh. Sipas njoftimit, një tifoz i Zvicrës mund të blejë deri në katër bileta.
Shitja e biletave nuk ka nisur ende, ndërsa ajo do të bëhet përmes një linku që do të ofrohet nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes federatës zvicerane.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat për mbështetësit e Kosovës për ndeshjen kundër Zvicrës