Deputeti francez që sulmon të pasurit e heq ‘fshehurazi’ orën Rolex para se të dalë në kamera, akuzon mediat për dezinformim

by Nexhat

Një video ka ndezur polemika në Francë, ku deputeti i partisë “Francës së Pamposhtur”, Louis Boyard, shihet duke hequr fshehurazi orën e tij luksoze para se të shfaqej në një intervistë live për BFMTV.

Boyard, i njohur për sulmet kundër të pasurve, po filmohej ndërsa Asambleja Kombëtare përgatitej të votonte mbi mocionin e mosbesimit që partia e Jean-Luc Mélenchon kishte depozituar kundër kryeministrit Sébastien Lecornu. Incidenti nxiti reagime të ashpra në rrjetet sociale, me përdorues që e cilësuan si hipokrizi, duke theksuar kontrastin midis mesazhit të tij politik dhe jetesës luksoze.

banner

Pas polemikave, deputeti publikoi një video shpjeguese, ku u shpreh se ora nuk ishte Rolex, por një Tissot 295 euro, dhuratë nga miqtë e tij, dhe se zakonisht e hiqte për të mos e dëmtuar para kamerave. Ai akuzoi gjithashtu disa media për dezinformim ndaj tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy