E mërkura evropiane e klubeve kosovare

by Nexhat

Sonte tri klubet kosovare do të garojnë në arenën ndërkombëtare.

Kampionia e Kosovës, Trepça e pret skuadrën gjermane Braunschweig. Përballja zhvillohet në “Minatori” nga ora 18:30 në kuadër të Grupit F të FIBA Europe Cup.

banner

Mitrovicasit pësuan në takimin e parë nga PAOK 85:74, ndërsa skuadra gjermane fitoi në ndeshjen e parë ndaj Anwil-it me rezultat të ngushtë 98:87.

Në grupet e FIBA Europe Cup do të luajë edhe nënkampioni Bashkimi. Prizrenasit janë mysafirë të skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana. Sfida zhvillohet në Itali nga ora 20:00.

Portokallezinjtë në takimin e parë humbën nga Cibona 93:79, derisa Pallacanestro Reggiana fitoi ndaj Dijon-it në udhëtim 88:96.

Skuadra me traditë, Peja do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grupet e Ligën ENBL. Verdhezinjtë luajnë ndaj skuadrës kroate Dubrava, në takimin që zhvillohet sonte në Kroaci nga ora 20:00.

Peja në takimin e parë pësoi nga Riga Zelli 72:83, kurse Dubrava humbi nga BC Spartak Pleven 82:83

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy