E qëlloi për një kafe dhe u vra nga shoku i tij, del fotoja e viktimës së dytë në Durrës

by Nexhat

Flori Paluçi, 33-vjeçari që dyshohet si autor i njërës prej vrasjeve të ndodhura mëngjesin e sotëm në Manëz të Durrësit, u qëllua më pas për vdekje nga shoku i viktimës së parë, Arianit Kurti, 23-vjeçar.

Kurti ishte ulur në një lokal bashkë me shokun e tij, Daniel Pepa, 21 vjeç, kur ky i fundit kishte kërkuar të porosiste një kafe, por që nuk iu shërbye. Në këtë moment, në debat u përfshi edhe Paluçi, i cili ndodhej në tavolinë me kamerierin.

banner

Debati eskaloi në përleshje, ku Paluçi nxori armën dhe qëlloi mbi Kurtin, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas kësaj, shoku i viktimës, Pepa, reagoi duke e vrarë me armë zjarri Paluçin.

Për këtë të fundit u raportua se ka pasur një të kaluar kriminale.

Ai ishte arrestuar më herët, në vitin 2015, në Itali, si pjesë e një bande të strukturuar grabitësish që vepronte në disa qytete italiane, raporton JoqAlbania, transmeton Klankosova

Sipas mediave, grupi përbëhej nga gjashtë shtetas sicilianë dhe Paluçi si i vetmi shqiptar. Banda njihej për metodën e veçantë të grabitjeve, hapjen e vrimave në muret e bizneseve për të depërtuar brenda tyre pa u diktuar.

Hetimet ndaj grupit kishin nisur në verën e vitit 2014, pas dy grabitjeve të dhunshme në argjendaritë e Ravenna-s dhe Alfonsine-s.

Brenda një periudhe prej vetëm 20 ditësh, autorët arritën të vidhnin sende me vlerë rreth 200 mijë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy