Galatasaray triumfon 3-1 ndaj Bodo/Glimt, në ndeshjen e fazës së ligës në Champions. Ekipi turk mbylli llogaritë që në pjesën e parë, falë dopietës së Osimhen.
Në fillimin e pjesës së dytë, Akgun thelloi shifrat, ndërsa goli i Helmersen shërbeu vetëm për statistikë
Ia del edhe Atletico Bilbao. Baskët mundën 3-1 Qarabag, me përmbysje. Golit të Andrade iu përgjigj Guruzeta (x2) dhe Navarro