Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se opozita me muaj të tërë ka refuzuar të ratifikojë marrëveshje 90 milionë euro me Bankës Botërore, me kamatë 0%.
E tash, Murati thotë se e njëjta opozitë tash po ankohet pse Kosova ende nuk po përfiton nga Plani i Rritjes nga BE, financim ky i cili është kredi me kamatë 3-4%.
“Opozita për muaj të tërë pati refuzu me e ratifiku marrëveshjen prej 90 milionë euro me Bankën Botërore, kredi me kamatë 0%. E njejta opozitë tash po ankohet pse Kosova ende nuk po përfiton nga Plani i Rritjes nga BE, financim ky i cili është kredi me kamatë 3-4%, kur në fakt vetë vonesa e përfitimit nga Plani i Rritjes vjen si pasojë e bllokadës që pikërisht opozita ia bëri Kuvendit gjë që ka pamundësuar ratifikimin e Planit të Rritjes”, ka shkruar Murati në Facebook