Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, Nexhmi Rexhepi ka pritur në zyre Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovës, Gerard McGurk.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ambasadori u informua për zhvillimet e fundit në gjyqësinë kushtetuese të vendit.
Në anën tjetër, ambasadori McGurk u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Kryetari Rexhepi priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, priti në takim Shefin e Misionit Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk.
Gjatë takimit, kryetari Rexhepi e informoi z. McGurk me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimmarrjen e Gjykatës, si dhe për zhvillimet e fundit në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës.
Ambasadori McGurk konfirmoi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për të mbështetur punën e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve tjera në vend, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Për më shumë informata, ju lutemi vizitoni uebfaqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese: https://gjk-ks.org/

