Emri i Robert Lewandowskit mund të bëhet një nga më të përfolurit në afatin kalimtar tw verws sw ardhshme.
Kontrata e sulmuesit polak me Barcelona-n skadon në qershor 2026, por deri më tani nuk është hapur asnjë diskutim për rinovim.
Sipas “Star”, disa klube të mëdha evropiane po e monitorojnë nga afër situatën e 37-vjeçarit. Ndër to, më i interesuari duket të jetë Manchester United.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, thuhet se ka shprehur dëshirën për ta pasur Lewandowskin në skuadër për sezonin e ardhshëm, megjithëse deri më tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes palëve.
Lewandowski, një nga golashënuesit më të mirë në historinë moderne të futbollit evropian, mbetet një nga figurat kyçe të Barcelonës, por mosmarrëveshjet e fundit mbi rolin e tij në skuadër dhe politika e re e klubit për rinovimin e kontratave të lojtarëve mbi 35 vjeç kanë shtuar dyshimet për të ardhmen e tij në “Camp Nou”