Moti të enjten: Intervale me diell dhe reshje të dobëta

by informim peje

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku pritet të ketë edhe mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira.

Gjatë ditës do të ketë intervale më të gjata me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes shtim i vranësirave dhe më vonë reshje të pakta lokale shiu.

banner

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy