Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin për Krime të Rënda, po mbahet seanca e radhës ndaj të akuzuarit Sërgjan Lazoviq, i cili po gjykohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Gjatë seancës së sotme dëshmuan dëshmitarët Ramadan Bacaj dhe Zaim Gashi, të cilët rrëfyen në detaje për torturat fizike dhe psikologjike që pretendojnë se u janë shkaktuar nga i akuzuari gjatë luftës në Kosovë.
Lazoviq u arrestua në qershor të vitit të kaluar, në Leposaviq.
Ai akuzohet për krime lufte në vitin 1999, në rajonin e Gjakovës