Sëmundja e tërbimit të kafshëve të egra, nis vaksinimi nga ajri

by informim peje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit.

Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

banner

AUV rekomandon qytetarët të jenë të kujdesshëm në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri.

“Në veçanti, u bëjmë thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinave, që t’i udhëzojnë fëmijët të mos i prekin kapsulat e vaksinave, pasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra”.

“Fushata është pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinary”, njofton kjo agjenci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy