Spiropali në Izrael: Vizitë në vendin e masakrës së Festivalit Nova dhe thirrje për kthimin e pengjeve

by engel

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka nisur një vizitë zyrtare në Izrael, në përgjigje të ftesës së homologut të saj, Gideon Sa’ar. Gjatë qëndrimit, ajo do të zhvillojë takime bilaterale me ministrin izraelit të Jashtëm dhe me Kryetarin e Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana.

Vizitën e saj në Izrael, Spiropali e nisi me një ndalesë përkujtimore në vendndodhjen e Festivalit Nova, ku më 7 tetor 2023 ndodhi një nga sulmet më të rënda në historinë e vendit, ku u vranë mbi 1200 civilë izraelitë gjatë sulmit të Hamasit.

banner

Gjatë homazheve, ministrja shqiptare theksoi rëndësinë e lirimit të menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke e cilësuar këtë si “një hap vendimtar për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor”.
“Shqipëria mbështet marrëveshjen e paqes të arritur së fundmi me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, si e vetmja mënyrë për të garantuar stabilitet në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesë në siguri e dinjitet për të dy popujt”, deklaroi Spiropali nga Izraeli.

Në axhendën e saj janë parashikuar diskutime me homologun izraelit për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet rajonale, bashkëpunimin ekonomik, inovacionin dhe interesat e përbashkëta strategjike mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Gjatë vizitës zyrtare, Spiropali do të ndalet edhe në Memorialin “Yad Vashem”, qendrën përkujtimore dhe dokumentuese të Holokaustit, ku shqiptarët nderohen për kontributin e tyre në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy