Supremja e pranon ankesën e AAK-së dhe e kthen çështjen në PZAP – mund të ketë rivotim në Junik

by Nexhat

Gjykata Supreme e ka kthyer në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa çështjen e ankesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka kërkuar që “të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale dhe Komuna e Junikut të shkojë në rivotim për shkak të shkeljeve të cekura në ankesë, të cilat kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor”.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e AAK-së dhe e ka prishur vendimin e 15 tetorit të PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

banner

“Gjykata Supreme e Kosovës, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e bazuar”, thuhet në vendim.

PZAP e kishte hedhur si të palejuar ankesën e AAK-së, e cila ka propozuar shkuarjen në rivotim në Komunën e Junikut.

Supremja tha se “ankesa është dashtë të trajtohet në bazë të meritave dhe jo të hedhet poshtë si e palejuar”.

Tash, Supremja ka kërkuar nga PZAP që në rivendosje, t’i evitojë shkeljet e evidentuara ligjore dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me këtë ankesë.

“Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga një gjendje e tillë e çështjes, nuk e pranon si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e PZAP-it lidhur me hedhjen poshtë si të palejuar të ankesës së parashtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik. Në rivendosje, PZAP-i udhëzohet që fillimisht të evitojë shkeljet e theksuara më sipër, në veçanti sa i përket shkeljeve të dispozitave të LZP-së dhe të Rregullores Nr. 01/2025, dhe më pas të vendosë në mënyrë meritore lidhur me ankesën e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, duke nxjerrë një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, thuhet në vendim.

AAK-ja në Junik ka pretenduar se në zgjedhjet lokale atje pati shumë “parregullsi dhe manipulime që kanë cenuar rëndë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve”.

Në Junik, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor, sipas AAK-së, kishin votuar edhe qytetarë të komunave tjera.

AAK-ja foli për “skemë kriminale” votimin në të cilin pretendon se morën pjesë edhe njerëzit me mbiemra që më herët s’kishin ekzistuar atje.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të publikuara në faqen e KQZ-së, Ruzhdi Shehu i LDK-së për kryetar të Junikut mori 48.89% të votave, krahas 38.88% sa ka marrë Agron Kuçi i AAK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy