Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me gazetarët përpara një takimi me Presidentin Donald Trump në Uashington.
Sipas mediave të huaja, Rutte u pyet: “A nuk është takimi juaj i sotëm një tregues se takimi i Presidentit Trump me Presidentin Zelenskyy të premten ishte një katastrofë e plotë?”
“Jo, aspak. Kjo ishte planifikuar më parë”, tha mes të tjerash Rutte.
“Po i dërgoja mesazhe Presidentit pas suksesit të jashtëzakonshëm në Gaza dhe thamë të takohemi në Uashington për të diskutuar se si mund ta zbatojmë vizionin e tij për paqen në Ukrainë”, shtoi Rutte.
“Ishte një takim i mirë, ishte një takim i suksesshëm”, shtoi ai në lidhje me takimin Trump-Zelenskyy javën e kaluar.
Rutte u tha gazetarëve se NATO ishte “ripërtërirë (dhe) rigjallëruar” që nga rizgjedhja e Trump si President në janar dhe se ai “e theu bllokadën” me Vladimir Putinin kur të dy folën në telefon në shkurt.