Tërnava i PDK-së mohon se ka arritë marrëveshje për koalicion në Fushë Kosovë: Ishin vetëm konsulta

by Nexhat

Rrahim Ternava nga Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar se me iniciativë të kandidatëve për kryetar nga LVV dhe LDK, ka zhvilluar takime konsultative.

Ai pohon se nga këto takime nuk ka ndonjë vendim konkret dhe sipas tij “nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione, por konsulta të zakonshme”.

banner

“Koalicionet e marrëveshjet ne i bëjmë në degën tonë në konsultim të plotë me qendrën e  PDK-së”, shprehet Ternava.

Reagimi i tij i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë, anëtarë, aktivistë, mbështetës e simpatizantë

Pas rezultatit zgjedhor të 9 tetorit, takimet me dy përfaqësuesit e dy partive politike në Fushë-Kosovë, përkatësisht me kandidatin e LDK-së dhe VV-së kanë ardhë me iniciativën e tyre dhe kanë qenë takime konsultative e asgjë më shumë, e ripërsëris vetëm takime konsultative. Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike, nuk janë as blasfemi e as herezi.

Në këto takime nuk është vendosur për asgjë konkrete dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione por konsulta të zakonshme.

Koalicionet e marrëveshjet ne i bëjmë në degën tonë në konsultim të plotë me qendrën e  PDK-së

Unë si Kryetar i PDK-së,  për çdo gjë deri më tani kam informuar votuesit, anëtarët e simpatizantët, dhe kësisoji çdo lajm tendencioz dhe me konotacion politik i publikuar në media, janë e mbeten vetëm spekulime për qëllime folklorike dhe komerciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy