Bënin gara në rrugën Pejë-Prishtinë, Policia i zë në flagrancë- I gjobit dy shoferët me nga 400 euro e 10 muaj masë mbrojtëse

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka zënë në flagrancë dy vozitës duke bërë gara ilegale mes vete në rrugën Pejë-Prishtinë.

Të njëjtit janë gjobitur nga policia me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe, 10 muaj masë mbrojtëse për të dy shoferët.

banner

Njoftimi:

Me datën 20.10.2025, ekipet policore të Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor ne Pejë, gjatë punës së tyre të rregullt, kanë zënën në flagrancë dy vozitës të veturave (njëra Audi Q5 dhe tjetra VW Golf), duke bërë gara ilegale me automjete në rrugën Pejë-Prishtinë.

Ndaj këtyre vozitësve janë marr masa ligjore sipas ligjit 08/L-186, neni 51 pika 5.

·Gjobё nga 400 euro pёr tё dy vozitёsit

·4 Pikё negative pёr tё dy vozitёsit

·10 muaj masё mbrojtёse pёr tё dy vozitёsit

Njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy