Damka: Do ta kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë “Kurti 3”

by Nexhat

Deputeti, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike Turke, Fikrim Damka, ka konfirmuar se dy deputetët e këtij komuniteti do të votojnë për Qeverinë Kurti 3.

Deputeti Damka ka treguar se ka pasur një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, i cili ia ka premtuar se në këmbim të votave do t’ia ofrojë postin e zëvëndëskryeministrit, nëse do të formohet Qeveria e re të dielën.

banner

‘’Pas zgjedhjeve parlamentare në mars e kemi pasur një takim me Kurtin për krijimin e Qeverisë Kurti 3 dhe kemi rënë dakord që të krijojmë Qeverinë. Nuk besoj se gjatë kësaj kohe ka ndryshuar diçka. Në qoftë se do të vjen të dielën të votohet Qeveria Kurti 3 ne si dy deputetë të komunitetit turk do të votojmë, dhe sa më shpejtë të krijohet Qeveria sepse jemi shumë vonë. Nuk kemi kushte, jemi pjesë e koalicionit në Kurtin 2 kemi marrë pjesë si ministër dhe besoj se do të vazhdojë edhe në Qeverinë Kurti 3. Do të kemi postin e zëvëndëskryeministrit në Qeverinë Kurti 3, ashtu kemi rënë dakord”, tha Damka për RTV21. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy