Dogana zbulon 50 mijë euro metalike të padeklaruar në Vermicë

by Nexhat

Dogana e Kosovës ka zbuluar 50 mijë euro të padeklaruar në Vërmicë.

“Gjatë procedurës së zakonshme doganore, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të hollësishëm në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50,000 euro në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit.” – thuhet në njoftim.

banner

Njoftimi i plotë:

Zbulohen 50,000 euro të padeklaruara në Pikën Kufitare Vermicë

Prizren, 23 tetor 2025 – Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Vermicë kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë procedurës së zakonshme doganore, udhëtari kishte deklaruar se nuk kishte asgjë për deklarim. Megjithatë, pas një kontrolli të hollësishëm në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 50,000 euro në monedha metalike, të cilat ishin fshehur në pjesën e bagazhit të automjetit.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dogana e Kosovës ka ndërmarrë masat e parapara ligjore, ku është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, ndërsa rasti është proceduar për hetime të mëtejshme pranë Sektorit të Hetuesisë.

Dogana e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që kalojnë përmes pikave kufitare të respektojnë obligimet ligjore dhe të deklarojnë çdo shumë që tejkalon 10,000 euro, në hyrje apo dalje nga territori i Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në parandalimin e veprimeve që cenojnë integritetin financiar dhe sigurinë ekonomike të vendit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy