Fiket motori i avionit në 4 mijë metra lartësi, dramë në ajër

by Nexhat

Një avion i linjës “Blue Islands” u detyrua të bënte ulje emergjente, pasi pasagjerët dëgjuan zhurma “përplasjesh” që vinin nga njëri prej motorëve. Ngjarja ndodhi në fluturimin SI-5581 nga Dublini drejt ishullit Jersey. Vetëm pak minuta pas ngritjes, në një lartësi prej 4000 metrash, ekuipazhi raportoi defekt në motorin e djathtë, i cili u fik menjëherë. Avioni qëndroi në ajër për 20 minuta dhe më pas u kthye në Aeroportin e Dublinit, ku u ul pa probleme rreth 30 minuta pas nisjes.

Një pasagjer tha se fluturimi kishte pasur rreth një orë vonesë para nisjes, ndërsa sipas portalit “Aero Inside”, motori i dëmtuar lëshonte tinguj të pazakontë përpara se të ndalej.

banner

Ndërkohë, një tjetër incident ajror ka shkaktuar shqetësim në Britani. Një fluturim Ryanair, që udhëtonte nga Pisa drejt Glasgout më 3 tetor, u detyrua të ulte urgjentisht në Manchester, pasi mbeti me vetëm 220 kg karburant, mjaftueshëm vetëm për 5-6 minuta fluturimi.

Pas tri përpjekjesh të dështuara për të zbritur në aeroportet e Prestwick dhe Edinburgh, piloti lëshoi sinjalin emergjent “7700”. Një pasagjer e përshkroi përvojën si “skena nga një film katastrofe”, teksa njerëzit në bord luteshin mes erërave të fuqishme të Stuhisë Amy, që goditi Britaninë me shpejtësi deri në 160 km/orë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy