Osmani dhe Kurti marrin pjesë në hapjen e Festivalit të Teknologjisë DOKU.TECH 2025

by informim peje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Festivalit të Teknologjisë, DOKU.TECH 2025, që do të mbahet sot në ora 12:00, në Tech Park Prishtina.

Ky edicion i radhës i DOKU.TECH zhvillohet në kuadër të nismës qeveritare “October Tech Kosova” dhe mbështetet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë dy ditëve të festivalit, më 23 dhe 24 tetor, ngjarja do të mbledhë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për të ndarë ide, përvoja dhe perspektiva të reja rreth teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimeve të ardhshme në këtë fushë.

banner

Programi i DOKU.TECH 2025 përfshin një sërë aktivitetesh, si:

Keynote speakers Edi Demaj dhe Christopher Petrillo, të cilët do të trajtojnë temat më aktuale të teknologjisë dhe ndikimit të saj global;

Masterclass DIY, që do t’u japë mundësinë pjesëmarrësve të përfshihen në aktivitete kreative dhe edukative;

Panel diskutimi me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë mbi sfidat dhe mundësitë që teknologjia ofron për Kosovën dhe rajonin;

Si dhe një Cyber Exercise, një simulim interaktiv që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe përgatitjen ndaj sigurisë kibernetike.

Festivali DOKU.TECH pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh dhe nxitje të inovacionit në Kosovë, duke e pozicionuar vendin si pjesë aktive të zhvillimeve teknologjike globale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy