OBILIQ/ Nxënësit e Milloshevës bashkë me Policinë mësojnë për sigurinë në trafik

by Nexhat

Policia ka bërë të ditur se ka realizuar projektin “Siguria në trafik” së bashku me nxënës të klasës së tetë në fshatin Milloshevë në Obiliq.

Sipas policisë, qëllimi i projektit ka qenë që nxënësit ta kuptojnë rëndësinë e sigurisë në trafik si dhe punën policore në trafik.

banner

Së bashku me nxënësit janë vendosur pika kontrolli të veturave në afërsi të shkollës dhe të asistuar nga ta është demonstruar se si mbahet një pikë kontrolli për automjete.

“Ky projekt ka qenë i mirëpritur nga nxënësit dhe nga qytetarët kalimtarë të rastit dhe nga ngasësit e veturave. Projektin e ka mbështetur OJQ “Qendra Rinore ” që vepron në Obiliq, e cila ka qenë prezente gjatë realizimit të këtij projekti”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy