Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar video nga Unaza e Brendshme.
Rama ka thënë se 90% të punimeve janë kryer. E që puna të finalizohet, po punohet edhe natën.
I pari i kryeqytetit tha se Prishtina po transformohet.
“Jemi këtu në Unazën e Brendshme të Prishtinës, 90% të punëve janë të kryera, tash po punohet edhe natën për me i përfundu edhe këto 10% që janë mbet. Prishtina po transformohet”, tha Rama.

