Ushtarët e KFOR-it kryejnë misione në veri të Kosovës

by Nexhat

Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni manovrues Komanda Rajonale-Lindje i KFOR-it, kanë kryer misione të futjes ajrore mbi veriun e Kosovës.

“Të kryera si ditën ashtu edhe natën me njësitë e aviacionit, këto aktivitete lejojnë patrullat të arrijnë në zonat kyçe përgjatë Vijës Kufiri Administrativ duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale ndërmjet forcave të KFOR-it në rajon”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

banner

Sipas njoftimit, aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive, ndërsa sigurojnë efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në mbarë Kosovën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy