A duhet të largohet Berisha nga drejtimi i partisë? Gjekmarkaj: Është aset i pashmangshëm i PD-së

by Nexhat

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, ka folur për situatën politike në vend dhe për të ardhmen e PD-së, duke u ndalur në rolin e ish-kryeministrit Sali Berisha brenda forcës politike që ai themeloi.

Gjekmarkaj vlerësoi kontributin e Berishës në politikën shqiptare, duke theksuar se askush nuk ka luftuar më shumë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe pas një periudhe të vështirë që ai kaloi në arrest shtëpiak

banner

“Askush nuk ka luftuar në mënyrë kaq të paepur si Sali Berisha për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai është futur në zgjedhje pas një viti arresti shtëpiak të padrejtë, pas ndarjes nga partia dhe elektorati. Si askush tjetër, e ka argumentuar çdo ditë gjatë verës me prova të pafundme se zgjedhjet ishin një farsë,” deklaroi Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat u shpreh se raporti i OSBE/ODIHR konfirmon problemet e ngritura nga opozita në lidhje me procesin zgjedhor, duke theksuar se “kush kishte sy për të parë e veshë për të dëgjuar e kuptoi që kishte një farsë”

Në lidhje me të ardhmen e Berishës në Partinë Demokratike, Gjekmarkaj tha se roli i tij në parti nuk përcaktohet nga dëshira e individëve, por nga mbështetja që ai vazhdon të ketë në bazën demokrate.

“Berisha është një aset i pashmangshëm i historisë dhe i PD-së. Raportin e tij me partinë nuk e përcakton vullneti i askujt, por e ndan mbështetja e demokratëve,” shtoi ai.

Sipas Gjekmarkajt, PD përballet me sfida shumë më të mëdha se sa debatet mbi drejtimin e saj, duke theksuar nevojën që opozita të përqendrohet në luftën për një jetë më të mirë për qytetarët.

“Ne kemi sfida shumë më të mëdha sesa të hamendësojmë për të ardhmen. Çdo ditë duhet të luftojmë për t’u dhënë shqiptarëve një jetë më të mirë,” përfundoi deputeti demokrat

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy