Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, e ka pritur në takim një delegacion të partisë austriake ÖVP, në përbërje të eurodeputetit dhe mikut të madh të Kosovës, Lukas Mandl, si dhe një ekipi deputetësh e politikanësh austriakë me shumë përvojë.
Abdixhiku njoftoi se në fillim të takimit, theksova vlerat e përbashkëta që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ÖVP ndajnë si parti të qendrës së djathtë – vlera të demokracisë, përgjegjësisë dhe zhvillimit.
“Po ashtu, nënvizova bashkëpunimin tonë të ngushtë në kuadër të Partive Popullore Evropiane (EPP), si dhe mbështetjen e përhershme që kancelarët e Austrisë i kanë dhënë rrugëtimit euroatlantik të Kosovës”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.
Tutje, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, theksoi se me delegacionin austriak ndava përvojën e shtetndërtimit të Kosovës, sfidat dhe sukseset tona si shtet i ri demokratik, por edhe mirënjohjen për përfshirjen e drejtpërdrejtë të shumë prej tyre në kauzën tonë për liri e pavarësi – një mbështetje për të cilën jemi si popull thellësisht falënderues.
“Austria ka qenë dhe mbetet një partner i qëndrueshëm i Kosovës në çdo etapë të zhvillimit tonë”.

