Alarmon Gërxhaliu: 580 milionë euro të humbura, 613 milionë të pezulluara – politika po e dëmton shtetin

by informim peje

Ekonomisti Safet Gërxhaliu ka deklaruar se agjenda politike po e ngufat ekonominë e vendit.

Ai ka treguar se sa para ka humbur Kosova që nga zgjedhjet e 9 shkurtit deri më tani, periudhë gjatë së cilës vendi ende nuk ka një qeveri të re.

banner

“Sa negative ka qenë situata, tregon fakti që Kosova nuk është pjesë e ndarjeve të fondeve të destinuara për Ballkanin Perëndimor, që përbëjnë një cikël prej rreth 880 milionë eurosh. Këto fonde janë goditur në vetë thelbin e sektorëve vitalë të ekonomisë së shtetit, por edhe të vetë ekonomisë së Kosovës. Vlen të theksohet se 613 milionë euro janë projekte të pezulluara.

Janë dy procese paralele që ndihmojnë çdo shtet, fondet IPA 2 dhe IPA 3, nga të cilat Kosova ka humbur përafërsisht 580 milionë euro. Këto janë tri fusha substanciale për funksionimin e shtetit që janë goditur në mënyrë të drejtpërdrejtë, kemi mjedisin, i cili është dëmtuar me 350 milionë euro, energjetikën, që është dëmtuar me 114 milionë euro, dhe aspektin e kulturës, që ka qenë në fokus të mbështetjes nga donatorë të ndryshëm, por është goditur me 15 milionë euro”, u shpreh Gërxhaliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy