Ardian Gjini: Kurti i ka ulur në 0 gjasat që dikush të bëjë kompromis me të – nuk i ka votat

by informim peje

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini sonte në “Politiko” komentoi formimin e qeverisë së re dhe mundësinë e koalicioneve nga parti të ndryshme.

Gjini ishte i ashpër me Kurtin duke thënë se, gjatë gjithë qeverisjes 4 vjeçare edhe me datën 9 shkurt në mbrëmje, me gjithçka që ka bërë i ka ulur pothuajse në 0 gjasat që dikush të bëjë kompromis me të.

banner

Ai tregoi edhe se si kuptohet çështja e kompromisit, e për të cilën Albin Kurti nuk e kupton si duhet, sipas Gjinit.

“Kompromis nuk nënkupton me votu një qeveri, jo bre nuk dojmë me votu, kompromisi është tjeter sen. Nuk është votimi i qeverisë kompromis, votimi i qeverisë nëse bëhet një marrëveshje politike nuk ka kompromis hiq, aty marrin pjesë në qeverisje njerëzit, bëhen ministra. Kompromis është nëse dojmë me kalu diçka serioze për vendin, mos me qenë regjid me mendu që veç dikush ka të drejtë. Kompromis është kur fituesi i zgjedhjeve din me ia thënë nji fjalë normale për ata që kanë humb, pavarësisht kush janë, a është nivel lokal apo nacional. mos me i fy ata që kanë humb”, shtoi tutje Gjini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy