Gjenerali amerikan, tashmë në pension, Wesley Clark, do të jetë dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Këtë e konfirmon një dokument i publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, ku mbrojtja te Thaçit ofron informacione të rëndësishme për panelin e gjyqtarëve rreth dëshmisë së Clarck, shkruan Gazeta Express.
Në në prej pjesëve të këtij dokumenti, ku flitet për vërtetësinë e dëshmisë së Wesley Clark, mbrojtja tregon se dëshmia e Clarck është “autentike dhe e besueshme”.
Ndër të tjera tregojnë se gjatë kohës kur kanë folur me Clark, të pranishëm kanë qenë edhe zyrtar nga Pentagoni dhe Departamenti Amerikan i shtetit të cilët e kanë rishikuar dhe aprovuar deklaratën e tij për përdorim.
“Autenticiteti: Deklarata e 1DW-007, e marrë nga Mbrojtja, është prima facie autentike dhe e besueshme. Ajo përmban tregues të shumtë të autenticitetit, duke përfshirë të dhënat personale të dëshmitarit, një tregues të datës dhe vendit të Deklaratës, dhe nënshkrimin e tij në faqen e fundit. Për më tepër, në intervistën e dëshmitarit morën pjesë zyrtarë si nga Pentagoni ashtu edhe nga Departamenti i Shtetit, të cilët gjithashtu e shqyrtuan dhe miratuan Deklaratën për përdorim. Së fundmi, ajo përmban një deklaratë nga 1DW-007, që konfirmon se përmbajtja e deklaratës së tij është e vërtetë, është dhënë vullnetarisht dhe ai është në dijeni se mund të përdoret në procedurat ligjore.”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale.


