Deputeti Armend Zemaj përfshihet në një incident me një qytetar teksa po intervistohej nga gazetari Astrit Gashi – detaje

by Nexhat

Gazetari Astrit Gashi ka njoftuar se ka ndodhur një incident mes deputetit të LDK-së, Armend Zemaj dhe një qytetari derisa ky po xhironte intervistë me të.

Gashi nuk dha shumë detaje, por tha se xhirimet tashmë i ka policia, e cila po e heton rastin.

banner

Gazeta Express ka kontaktuar me policinë në Prishtinë dhe është në pritje të përgjigjes për këtë rast.

Postimi i plotë i Gashit:

Te dashur miq,

Sot pasdite gjate xhirimit te nje interviste me deputetin e Kuvendit te Kosoves Armend Zemaj, ka ndodhur nje incident fizik mes ketij te fundit dhe nje qytetari.

Per incidentin eshte lajmeruar Policia e Kosoves, e cila i ka marre te gjitha pamjet e xhiruara nga kamera. Per te lejuar hetimin policor e pa penguar dhe pa ndikuar, nuk do te leshohem ne detaje te incidentit.

Si individ dhe media ndjejme keqardhje te thelle per incidentin si dhe mbetem i hapur per te bashkepunuar me cdo forme me organet e rendit, per zbardhjen deri ne fund te ketij rasti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy