Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë realizuar një operacion kontrolli në qytetin e Pejës, në ambientet e një barnatoreje që ishte nën dyshime për veprimtari të kundërligjshme.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar një hapësirë të improvizuar, bunker, ku janë gjetur dhe sekuestruar 468 pako barnash me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në territorin e Republikës së Kosovës.
“Barnat e gjetura nuk kishin asnjë dokumentacion të origjinës apo të importit ligjor dhe dyshohet se janë futur në vend përmes kanaleve të jashtëligjshme, duke shmangur kontrollet doganore dhe standardet e sigurisë farmaceutike”.

