Guardiola para sfidës me Aston Villën: Një nga ndeshjet më të vështira

by Nexhat

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur para mediave në prag të sfidës së fundjavës ndaj Aston Villës, duke vlerësuar kundërshtarin si një prej ekipeve më të forta në Premier League.

Skuadra e Cityt po kalon një formë të shkëlqyer, me 39 pikë të fituara që nga prilli – më shumë se çdo ekip tjetër – dhe me 12 ndeshje pa pësuar gol që nga humbja 5-1 ndaj Arsenalit në shkurt.

banner

Megjithatë, Guardiola paralajmëroi se Villa Park do të jetë një terren shumë i vështirë për “Qytetarët”.

“Ata kanë qenë më të mirë se ne në dy ndeshjet e fundit në Villa Park. Shpresoj që këtë herë të jetë ndryshe. Nuk janë në Ligën e Kampionëve, por për mua meritojnë të jenë atje – janë shumë të organizuar dhe me kualitet të lartë. Është një nga ndeshjet më të vështira që do të kemi këtë sezon,” u shpreh Guardiola.

Sa i përket trajnerit të Aston Villës, Unai Emery, që ka arritur të mposhtë Cityn në dy sezonet e fundit në shtëpi, Guardiola nuk i kurseu elozhet.

“Admirimi që kam për Unain është i jashtëzakonshëm. Është shumë i përgatitur, inteligjent dhe jashtëzakonisht konsistent. Villa është përmirësuar shumë vitet e fundit – janë të fortë në mbrojtje, në goditjet standarde dhe shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Janë një skuadër e kompletuar”, theksoi Guardiola.

Ndeshja mes Aston Villa dhe Manchester City do të zhvillohet të dielën, ku Erling Haaland do të kërkojë të shënojë në ndeshjen e gjashtë radhazi si mysafir në Premier League

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy