KQZ miraton afatet dhe planin e aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.  

Në mbledhjen e 69-të të këtij viti që u kryesua nga kryetari Kreshnik Radoniqi, KQZ mori vendim gjithashtu për miratimin e rekomandimeve për përfshirjen në rezultatet përfundimtare të rezultateve që dolën pas rinumërimit të 16 kutive të votimit nga 12 vendvotime të ndryshme.

banner

Vendvotimet e rinumëruara me vendim të KQZ-së për shkak të evidentimit të mospërputhjeve, janë: Deçan (0105/03 – Kuvend Komunal); Gllogoc (0305/02, 0327/01, 0329/02 – Kuvend Komunal), Gjilan (0408/05, 0408/06 – Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal), Lipjan (1301/08 – Kuvend Komunal), Prishtinë (1904/04 – Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal), Prizren (2034/04 – Kryetar Komune; 2034/01 | 2034/03 – Kuvend Komunal), Shtime (2207/01 – Kryetar Komune) dhe Suharekë (2404/01 – Kuvend Komunal).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy