Barcelona ka marrë një lajm aspak të mirë nga stërvitja e sotme në prag të “El Clasicos” ndaj Real Madridit.
Sipas medieve spanjolle, Raphinha është tashmë një mungesë pothuajse e sigurt për sfidën e së dielës në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse një ditë më parë sulmuesi brazilian kishte dhënë shpresa për rikthim, duke stërvitur me grupin, sot situata ka ndryshuar.
Raportohet se Raphinha ka ndjerë një shqetësim muskulor, gjë që e ka detyruar të ndalojë dhe të mos vazhdojë seancën e plotë stërvitore.
Për këtë arsye, stafi mjekësor i klubit nuk dëshiron të rrezikojë dhe e ka lënë pothuajse të sigurt se ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Realit.
Kjo është një mungesë e rëndësishme për trajnerin Hansi Flick, i cili tashmë duhet të kërkojë alternativa në repartin ofensiv për sfidën më të madhe të sezonit

