LAJMI I FUNDIT/ Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në Maliq

by Nexhat

Vdes në QSUT 6-vjeçarja e djegur nga zjarri në shtëpinë e saj në Maliq. Nefeli Hazisllari ndodhej e shtruar prej 6 ditësh në Pediatrinë e Tiranës, pasi pësoi plagë të rënda nga flakët që përfshinë banesën. Flakët i morën jetën edhe nënës së saj dhe vëllait, Rrahime dhe Luka Hazisllari.

Ishte ora 13:30 kur teksa fëmijët luanin në një sfungjer në kuzhinën e tyre shumë të varfër, Rrahime Hazisllari 40-vjeçe pikasi tymin e zjarrit. Minutat ishin të tmerrshme dhe shumë tragjike. Rrahimja kishte mundur t’i nxirrte të vegjlit e saj, Lukën 13-vjeç dhe vajzën 6-vjeçare, ndërsa vetë mbeti e vdekur në derën e kuzhinës

banner

13-vjeçari Luka Hazisllari u gjet në gjendje kome jashtë banesës dhe sapo mbërriti në spital humbi jetën kurse 6-vjeçarja kishte të djegura të shumta në trup, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Korçës, u dërgua  në QSUT në Tiranë.

E mitura ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe u intubua në reanimacion, por nuk mundi t’ja dalë, duke thelluar bilancin e tragjedisë me 3 viktima

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy