Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë detaje shtesë për takimin që ka pasur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi.
Limaj, i ftuar në “Debat Plus” në TV Dukagjini, u shpreh se në takimi i ka kërkuar Kurtit që t’i tregojë se çfarë konkretisht dëshiron, pasi siç tha nuk do të donte të shihte kryeministrin e vendit në siklet.
“I kam thënë zotëri Kurtit se çka po kërkon prej meje, a po i don numrat apo dëshiron partneritet, nëse i doni numrat unë e kam ndërmend me t’i dhënë numrat e me dal në parlament e me bë qeverinë e pakicës dhe arsyetimin tim e jap në Kuvend. Nuk dua që kryeministri i vendit tim kur e ka një siklet dhe situatë të tillë për numra, Kurti më ka thënë se nuk është i interesuar për numra por për partneritet. Unë mund me i shërbyer vendit tim veç nga partneriteti në Kuvend pasi ne nuk jemi të interesuar për qeveri në asnjë rrethanë. I kam arsyet e mija se pse dhe rrugës do të shihen veprimet se pse parnetitet në parlament”.
Tutje, i pari i NISMA-s u shpreh se kur bëri të ditur se kërkon veç partneritet në Kuvend u pa me habi nga Kurti dhe Bislimi.
“Në tavolinë ka qenë Kurti dhe Besnik Bislimi dhe janë habitur kur ju kam thënë se nuk jam i interesuar për qeveri – kam parë një befasi tek ta. Aktualisht angazhimin tim mundem më dhënë më të mirë nëse duan partneritet – kaq ka qenë takimi im. Nuk e kam kushtëzuar kurrë me numra”, u shpreh Limaj.
Madje, Limaj u shpreh se kur në takim u hapë tema e qeverisë u shpreh se nuk kanë dashur fare të diskutojnë për Qeverinë

