Onkologia shqiptare, Ernese Xhafa-Hamiti, është ftuar nga Mbreti Charles për një çmim që do të jepet në Pallatin e Shën Jakobit nga vet Mbreti.
Kështu ka bërë të ditur vet doktoresha përmes një postimi në Facebook, e cila u shpreh tejet e lumtur për këtë mundësi,.
Ndryshe, Xhafa-Hamiti është një onkologe shumë e vlerësuar me ekspertizë në trajtimin e problemeve komplekse onkologjike dhe mjekësore tek pacientët me kancer, veçanërisht tumoret malinje të gjirit dhe mushkërive.
Ajo përfundoi studimet e saj në mjekësi në Universitetin e Prishtinës, dhe trajnimin në UCLH, Imperial dhe St Bartholomeë’s, të ndjekur nga trajnimi pasuniversitar në Institutin e Kërkimeve të Kancerit (ICR).
Ajo është anëtare e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve në Londër, Shoqatës së Mjekëve të Kancerit dhe Shoqatës Evropiane të Onkologëve Mjekësorë.


