Osmani takon Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Ministrin e Ekonomisë dhe Planifikimit të Arabisë Saudite, Faisal bin Fadhil Alibrahim, në kuadër të `Berlin Global Dialogue`.

Në këtë takim, Osmani falënderoi ministrin për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

banner

“E falënderova për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës ndër vite dhe theksova rëndësinë e hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”, deklaroi ajo.

Presidentja gjithashtu diskutoi mundësitë që platforma Future Investment Initiative, që do të mbahet së shpejti në Riad, ofron për Kosovën.

“Diskutuam për mundësitë që kjo platformë ofron për Kosovën për të tërhequr investime të reja dhe për të forcuar lidhjet me tregjet globale.” 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy