“Parimet” e VV’së, vija të kuqe PDK’së e Srpska’s për qeveri, në Prishtinë i duan votat e partisë së Memli Krasniqit

by Nexhat

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike sa i përket bashkëpunimit në nivel lokal.

Bajqinovci tha për RTV21 se sidomos në Prishtinë presin përkrahjen nga partitë që nuk kanë arritur të futen në balotazh, përfshirë edhe PDK-në.

banner

Ai shprehet i bindur që me përkrahjen edhe të qytetarëve që kanë votuar partitë e tjera, LVV-ja “do të triumfojë” në kryeqytet.

“Ne në nivelin lokal nuk kemi vija të kuqe për askënd e unë po flas sidomos për në Prishtinë ku jemi në balotazh dhe besoj fuqishëm se do t’i fitojmë zgjedhjet dhe presim normalisht edhe përkrahjen e pjesës tjetër të qytetarëve që nuk kanë votuar apo kana votuar për parti tjera”, tha ai.

I pyetur se me cilat parti dhe në cilat komuna presin bashkëpunim, Bajqinovci zgjodhi të flasë vetëm për Prishtinën.

“Nuk kam ndonjë evidencë për komuna të tjera, por unë flas për Prishtinë ku jam i përfshirë në fushatë. Unë besoj se partitë e vogla që nuk kanë mbërri të futen në balotazh ta përkrahin LVV-në sepse ka nevojë për ndryshim. E dini që kryeqyteti është sot në kolaps total.. dhe unë besoj shumë që ndryshimi po vjen dhe kryetar i kryeqytetit do të jetë Hajrulla Çeku”.

“Prisni përkrahje dhe nga PDK-ja?”, u pyet Bajqinovci.

“Nga të gjitha partitë që nuk janë futur në balotazh në Prishtinë, nga të gjitha”, tha ai./RTV21/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy