Peci e Murati “tensionohen” nga pyetjet për formimin e Qeverisë: “Çdoherë bre ka diskutime”, “çoji pyetjet me shkrim”

by Nexhat

Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci, tha se janë  duke u zhvilluar bisedime për sigurimin e votave për votimin e qeverisë.

Ai tha se diskutimet me partitë e me deputetë për një koalicion të mundshëm nuk përbëjnë as lajm meqë këto zhvillime i sheh si të mirëqena që duhet të ndodhin.

banner

“A keni folë me ndonjë kundërshtarë politikë lidhur me mundësinë për koalicion?”, u pyet Peci nga T7.

“Çdoherë bre ka diskutime. Nuk përbën as lajm kjo ideja që diskutohet me akterë, me parti”.

Peci tha se ka bisedime edhe me kandidatë veç e veç edhe me parti.

“Unë mendoj që me të dyja palët ka pasë bisedime edhe vazhdon me pasë deri të dielën”.

I pyetur nëse do të ketë qeveri deri të dielën, Peci nuk dha përgjigje definitive.

“E shohim. Është përcaktim i deputetëve, i atyre që janë të zgjedhurit e popullit”.

Peci tha se si natyrë është optimist derisa shtoi se krijimi i qeverisë së re është në interes të Kosovës.

“S’ka rëndësi, jam optimist. Është në interes të Kosovës me pasë qeveri, kaq”.

Ndërkaq, Hekuran Murati i Vetëvendosjes nuk u përgjigj në pyetjet e T7 rreth formimit të qeverisë dhe kërkoi që pyetjet të dërgohen me shkrim.

“Tash çkado që ka me shkrim de çoj. Tash, qysh me thonë, a me zor po do përgjigje”, i tha Murati gazetarit të T7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy