Përfundimi i numërimit të votave, Memli Krasniqi: PDK, partia më e votuar në Kosovë

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, tha se partia e tij doli më e votuara.

“PDK – Partia më e votuar në Kosovë!”, ka shkruar ai.

banner

Sipas Krasniqit, rezultati me mbi 187,500 vota “tregon qartë se qytetarët e Kosovës kanë besuar përsëri në vizionin e PDK-së për zhvillim dhe qeverisje të mirë”.

“Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka falënderuar mbështetësit e partisë së tij, si dhe aktivistët për angazhimin.

“Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë. Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy