Një ditë më parë, autoritetet shqiptare nuk lejuan të vizitonte Shqipërinë, prediskuesin fetar nga Trinidadi, Imran Hosein.
Sipas burimeve mediatike, Struktura e Posaçme e Antiterrorit e ka deportuar atë, për shkak të qëndrimeve dhe të predikimeve të tij për Izraelin.
Për studiuesin Besnik Sinani, një gjë e tillë duhet të kishte ndodhur më parë për arsye të tjera, jo për këtë që kanë dhënë autoritetet shqiptare.
Sipas Sinanit, Imran Hosein flirton hapur me Serbinë dhe Rusinë dhe njihet për qëndrimet e tij në mbështetje të politikave të këtyre dy vendeve.
“Turpi i ndalimit te hyrjes se Imran Hosein eshte se arsyeja e permendur ne media ka te beje qendrimin e tij ndaj Izraelit, nderkohe qe ne Shqiperi atij do duhej ti ishte ndaluar hyrja per shkak te qendrimeve te tij e flirtimit me Serbine si pjese e flirtimit me Rusine.” – shkruan Sinani në një reagim të tijin në rrjetet sociale. /Tema/

