Supremja refuzon ankesën e LVV-së për PZAP-në që lidhej me kërkesën për hetim të librave të votimit në Han të Elezit

by Nexhat

 Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e parashtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë dega Hani i Elezit, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 17.10.2025.

Pasi PZAP kishte hedhur si të pas-afatshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që “të urdhërohet hetim i librave origjinal të votimit për Komunën e Hanit të Elezit, të konstatohet se numri i lartë i rasteve të asistimit përbën shkelje të nenit 10 të Rregullores 12/2024 dhe të parimit të fshehtësisë së votës”, dhe “të urdhërohet përsëritja e votimit aty ku shkeljet janë të verifikueshme dhe ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve”.

banner

Kolegji i Gjykatës Supreme vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit edhe të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pathemeltë.

Sipas Gjykatës Supreme sikur një ankesë e tillë apo secila ankesë tjetër të shqyrtohej në meritë apo përmbajtje edhe në rastet kur është e pas-afatshme, do të përbënte cenim të sigurisë juridike dhe do të kishim prolongim të ciklit të procesit zgjedhor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy