Lidhja Demokratike e Kosovës e ka bërë të qartë se Lëvizjen Vetëvendose nuk e sheh si partnerë në periudhën e balotazhit, teksa me partitë e tjera theksoi se nuk ka vija të kuqe të bashkëpunimit në nivel lokal.
I pyetur se kë do ta përkrahin në Mitrovicë të Jugut dhe në komuna të tjera ku LDK-ja nuk është në balotazh, deputeti i LDK-se Krenar Xhaferi tha për RTV21 se ende nuk kanë qëndrime të qarta si parti politike por theksoi se me LVV-në nuk do të bashkëpunojnë pasi që e kanë kundërshtar në shumicën e komunave që LDK-ja është në balotazh.
“LVV-në e kemi kundërshtar politik, në fokus tonin është fitorja në 9 komuna që kemi dhe nuk e shohim si partner LVV-në në ketë përudhë. Balotazhi në komunat ku jemi është fillimisht me qytetarët e me pas me partitë që nuk janë në balotazh pra LDK-ja është angazhuar të ketë fillimisht marrëveshje me qytetarët më pas partitë. Ende s’kemi dalë me qëndrime të qarta për krejt komunat fokusi kryesor është që në komunat ku jemi të dalim fitimtar dhe kjo e ndërron strategjinë tonë sepse kundërshtarin kryesor e kemi LVV-në dhe me ta nuk shohim partneritet në periudhën e balotazhit. Ne Junik kemi AAK aty duhet te shikohet pjesa e partneriteti por në por ne pjesën më të madh të kemi kundërshtar LVV-në Ne s’kemi vija fe kuqe për të tjera parti sepse jemi në garë dhe duhet të fitojmë komunat ku jemi. Ne kundërshtarin kryesor në krejt balotazhet e kemi LVV-në dhe s’mund të kemi marrëveshje me të në komuna të tjera…”, tha Xhaferi.

